MENU
klinika

"Sapo i vrave zemrën …"

“Je artist i vogël”, Noizy shpërthen ndaj Ardit Gjebreas

10.12.2019 - 15:29

Garat janë gjithnjë të vështira, veçanërisht kur ka konkurencë, dhe pakënaqësi.

Kjo ka ndodhur dhe në edicionin e fundit të Këngës Magjike, ku shumë artistë janë shprehur të pakenaqur me organizimin, dhe kanë shpërthyer në akuza, që hera herës adresonin dhe drejtuesin e këtij eventi artistik, Ardit Gjebrea.

Ka qenë Noizy ai që së fundi e ka quajtur Gjebrenë një artist të vogël, pasi sipas tij reagimi i sallës në momentin kur u shpall fituese Eneda, e treguan qartë atë që mendoj dhe publiku jashtë ekranit.

Reagimi i Noizyt:

FAKE, besoj e degjuat reagimin e salles kush e fitoj, po ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes por lendon zemren e nje artisti të vertet. 

Po me ty e kam drejtues i emisionit, duket qe je artist i vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE. KING ZINJO