MENU
klinika

Solidarizimi i klubit francez

“Kombi i Canës po vuan”, Marseille me donacione

02.12.2019 - 22:51

Francezët janë solidarizuar menjëherë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën e kaluar. Presidenti Macron shprehur ngushëllimet për viktimat, por nisma e fundit e klubit të Marseille është e vecantë.

Te Marseille ka luajtur për disa vite Lorik Cana, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ai ka hyrë ne zemrat e tifozëve marsejezë dhe klubi e di këtë, ndaj ka marrë një nismë konkrete.

lorik cana marseille
lorik cana marseille

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të tëiter, klubi francez i shpreh ngullëllime famlijeve që humbën personat e tyre nga tërmeti dhe ka ftuar fansat të ofrojnë ndihma monetare për të prekurit.

“Shqipëria, kombi i ish-kapitenin tonë Lorik Cana, është goditur javën e kaluar nga një tërmet i fuqishëm. Olimpique Marseille i jep mbështetjen popullit shqiptar dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të goditura nga ky tërmet.

Klubi dëshiron të sensibilizojë mbështetësit e tij për këtë ngjarje tragjike dhe ju informojmë se është e mundur që të dhuroni për popullatën shqiptare të goditur nga lëkundjet sizmike”, – shkruan klubi francez në faqen zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN