Shqiptarët gjatë periudhës gusht-shtator të këtij viti realizuan më pak thirrje dhe mesazhe përmes celularit, ndërsa përdorën më tepër internet.
Sipas statistikave të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, AKEP, sasia e trafikut data (internet) në rrjetet celuare gjatë tremujorit të tretë të 2019-s ishte rreth 20.2 milion giga byte.
Një përdorues aktiv i celularit ka përdorur 3.4 GB internet në muaj në tremujorin e tretë të 2019-s, që përbën një rritje prej 23.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s.
Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në periudhën korrik-shtator 2019 ishte rreth 1.4 miliardë minuta me një rënie prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s.
Ndërsa numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në 3-mujorin e tretë të 2019-s ishte rreth 237 milion që përbën një rënie me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s.