MENU
klinika

Dyshimet e policisë

Korçë/ Gjendet i pajetë pronari i një lokali

19.12.2019 - 09:10

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm ne Mbroje të Korçës.

Viktima është pronari i nje lokali, shtetasi Flamur Duci. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 në fshatin Mborje dhe sipas te dhenave te para, viktima u gjet pa shenja jete pranë lokalit të tij.

Sipas hetimeve te para viktimes i eshte gjetur plage ne trup, dyshohet e shkaktuar nga nje mjet preres.

Viktima, rreth moshës 45-vjeç, u gjet e pajetë nga bashkëfshataret, të cilët më pas kanë lajmeruar policine.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.