MENU
klinika

Ushtarakja britanike publikon foto të rralla

Krishtlindjet më 1999 dhe lufta në Kosovë

24.12.2019 - 16:08

Ndërhyrja ushtarake e vendeve të tjera ka qenë jetike për rrugën që ka ndjekur Kosova deri në shpalljen e pavarësisë.

Ushtarë të shumtë nga SHBA-ja, Britania e Madhe e Gjermania  erdhën në Kosovë për ta çliruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit,  i cili vriste  e masakronte civilë të pafajshëm.

Një ushtare britanike, që ishte pjesë e “Royal Air Force” tregon si i festoi Krishtlindjet dhe vitin e Ri në Kosovës, gjatë vitit të përgjakshëm të 1999.

“Duke u zgjuar në një mëngjes Krishtlindjesh në Kosovë 1999 dhe duke bërë më të mirën në kushtet e disponueshme. Iu uroj siguri të gjitha forcave tona të armatosura për një Vit të Ri dhe Krishtlindje”-shkruan ajo, raportojnë mediat kosovare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’