MENU
klinika

Profil/ Charles Michel

Kush është “pasardhësi” i Donald Tusk?

07.12.2019 - 20:31

Bashkimi Evropian ka ndryshuar disa nga krerët e tij.

5 vitet e Donald Tusk si lider i Këshillit Evropian morën fund, dhe ai u zëvendësua nga ish-kryeministri belg, Charles Michael.

Tusk shkëmbeu një shtrëgim duarsh dhe një përqafim me presidentin e ri të Këshillit përpara se të mbante dy fjalime, duke i dhuruar gjithashtu edhe këmbanën e florinjtë që përdoret për të nisur mbledhjet.

“Është një përgjegjësi dhe nder i madh”, tha ish-kryeministri belg. Ai gjithashtu tha në formën e shakasë se shpresonte të duartrokitej aq shumë sa Tusk në fund të mandatit të tij.

Image result for charles michel EU DONALD TUSK

Ndryshimi tjetërishte zëvendësimi i Jean Claude Juncker me Ursula von der Leyen në postin e presidentit të Komisionit Evropian. Ajo arriti të merrte konfirmimin e Parlamentit Evropian për skuadrën e saj të Komisionit.

Ngritja e Charles Michel ka qenë në hapa madhorë, duke marrë parasysh se ai po pason veteranin 57-vjeçar Tusk, disa javë përpara 44 vjetorit të tij.

Michel u shpreh se ishte i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mëdha që vijnë me pozicionin e tij të ri, por i quan këto sfida një hapësirë për mundësi të reja.

“Pasioni juaj për Evropën ka qenë forcë drejtuese dhe aftësitë e tua sportive kanë qenë mjaft mbreslënëse gjithashtu”, tha ai duke komentuar, referuar Tusk. “Ne nuk mund të rrimë duarkryq, Bashkimi Evropian duhet të ulet në tryezë,” shtoi më pas lideri i ri, duke thënë se po planifikon të bëjë më shumë për të siguruar mbrojtje dhe për përforcimin e një vizioni pozitv për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Por ai duhet të përballet me detyrën e pashmangshme për të krijuar një bashkim më të fortë në tryezën, ku gratë dhe burrat më të fuqishëm të BE-së mblidhen për të hedhur poshtë çështjet e ditës.

Hija e Brexit në horizont, si dhe krizat ekzistuese të migracionit dhe ndryshimeve klimatike e bëjnë këtë një kohë të vështirë për BE-në.

Lideri i ri i Këshillit Evropian tashmë ka një reputacion për dakordësitë e arritura, pasi ka shërbyer si kryeministër i Belgjikës së ndarë politikisht gjatë një periudhe të trazuar, për katër vite që prej vitit 2014.

Qeveria e tij u rrëzua përfundimisht kur partnerët e tij të koalicionit u tërhoqën pas mosmarrëveshjes lidhur me menaxhimin Kompleksit Botëror të Kombeve të Bashkuara për Migracionin, një çështje që duket se do të shfaqet edhe në rolin e tij të ri.

Michael është djali më i madh i ish-komisionerit Evropian, Lewis Michel.

Charles u bë këshilltar në moshën 18 vjeçare dhe ministër i qeverisë rajonale kur ai ishte vetëm 25 vjeç.

Kur ai fitoi kryeministrinë pas zgjedhjeve të 2014, ishte kryeministri më i ri i Belgjikës në pothuajse 200 vjet.

Tani ai duhet të përballet me sfidën më të madhe për të shfaqur aftësitë e tij si “urë konsensusi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtarisht në krye të Bashkimit Europian

A mund t’i përballojë Rumania “stuhitë” në BE?

Rama takon presidentin e Këshillit të Europës

“BE të hapë negociatat” Tusk: Askush nuk po i bën ndokujt nder!

Deklarata e Tusk dhe Juncker

”Gabim historik/ Mos u dorëzoni”!

"Vendimi për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut një gabim!"

“Debat i vështirë mbi zgjerimin” Tusk raporton diskutimet në Strasburg