MENU
klinika

"Carapace"

Ky jaht luksoz mund të shndërrohet në nëndetëse

13.12.2019 - 15:16

Duket si diçka fanta shkencë por ky koncept thjesht mund të sinjalizojë që e ardhmja e super jahteve është nën ujë.

Krijuar nga arkitektja detare italiane Elena Nappi, anija hibride mund të udhëtojë si në sipërfaqen e detit ashtu edhe nën ujë.

E njohur si “Carapace”, ajo zhytet në një thellësi prej 300 metrash deri në 10 ditë në një kohë, duke ofruar pamje të mahnitshme të jetës detare nënujore.

Nappi, e cila erdhi me konceptin inovativ pas shumë vitesh kërkime të eksperimentimit detar, thotë se krijimi i saj përfaqëson një “klasë të re të jahteve mega”, duke bashkuar komoditetin e jahteve luksoze dhe “privatësinë” e lundrimit në zhytje.

“Bota e nëndetëseve luksoze është një nga shpikjet e fundit në fushën e eksperimentimit, dhe mbase hibridi do të jetë gjuha e së ardhmes”, thotë Nappi në një deklaratë.

“Shumë shpesh pronarët e jahteve janë në kërkim të zgjidhjeve origjinale për të qenë në gjendje që t’u ofrojnë miqve dhe familjes së tyre diçka të veçantë, dhe sigurisht që ajo e një lundrimi me zhytje të këtij lloji është diçka e paparë në tregun e super jahteve.”

‘Carapace’, e cila mundësohet nga një sistem dizel-elektrik dhe qelizë karburanti, është krijuar që të ketë një superstrukturë të lehtë alumini që mat 256 metra gjatësi.

Do të mbante tre nivele kuvertë, me kabina VIP, një sallë pritjeje, një banjë, një bar dhe një klub shëndetësor në mesin e komoditeteve në bord.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”