Nëse nuk keni një llogari në Facebook, nuk mund të regjistroheni më në aplikacionin Messenger. Në 2015-ën kompania lejoi përdoruesit të regjistrohen në Messenger vetëm me numrin e tyre të telefonit.
Tashmë kompania konfirmoi ndryshimet duke thënë se shumica e njerëzve që përdorin Messenger, kanë një llogari në Facebook. Por nga ana tjetër tregoi se rregullat e reja aplikohen vetëm për regjistrimet e reja.
Ndërsa ata që përdorin aplikacionin pa një llogari në Facebook nuk do të ndikohen. Por nuk ka shkuar çdo gjë vaj për ta sepse përdoruesit po paralajmërohen që të regjistrohen në Facebook përndryshe llogaritë e tyre janë të kufizuara.
Lëvizja e fundit duket të jetë pjesë e planit të kompanisë për ti bërë eksperiencat mes aplikacioneve të saj si Messenger, Instagram dhe WhatsApp të shkëmbyeshme.
Ideja e regjistrimit në një shërbim komunikimi me numrin e telefonit vjen për shkak të privatësisë dhe sigurisë që ofron dhe është pikërisht kjo çfarë e ka bërë WhatsApp popullor.