MENU
klinika

NBA

Lakers rikthehen pas 4 humbjeve radhazi

29.12.2019 - 12:31

Katër humbje radhazi tronditën kryesuesit e NBA në Konferencën e Perëndimit, por Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja dhe e bën këtë në një transfertë të vështirë pikërisht ndaj Portland Trail Blazzers.

Kalifornianët triumfuan me shifrat 120-128 duke regjistruar fitoren e 25-të në 32 takime dhe duke ruajtur të pashqetësuar kreun e konferencës së Perëndimit.

Më i miri mbi parket në fakt ishte Damian Lillard, por 31 pikët e tij nuk i mjaftuan Portlandit, në krahun diferencën e bëri treshja Kyle Kuzma-LeBron James-Anthony Davis. I pari realizoi 24 pikë ndërkohë që mbreti James spikati me 21 pikë 7 rebound dhe 16 asiste.

Nuk kishte të njëjtin fat me Lakers, skuadra tjetër e Los Angelesit, që u mposht brenda në Staples Center nga Utah Jazz me rezultatin 107-120.

Diferencën në këtë sfidë e bëri Mitchell i cili udhëhoqi skuadrën nga Salt Lake City drejt fitores së 20-të sezonale me 30 pikë të realizuara. Clippers në krahun tjetër të cilëve nuk u shërbeu paraqitja e mirë e Paul George pësuan disfatën e 11-të në këtë sezon.

Ra pas 4 fitoresh rresht Golden State Warriors që nuk mundi të bënte asgjë përballë Dallas Maverics dhe Luka Doncic. 35 pikët e D’Angelo Russell ishin të pamjaftueshme për vendasit, pasi Luka Doncic edhe në këtë sfidë ishte thjeshtë i mrekullueshëm.

Me një tjetër triple-double ku koleksionoi në total 31 pikë 12 rebound dhe 15 asiste, talenti slloven udhëhoqi Dallasin drejt një fitoreje të thellë me shifrat 121-141.

Fitojnë edhe kampionët në fuqi të NBA. Toronto Raptors u hakmorr ndaj Boston Celtics për atë humbje të thellë të pak ditëve më parë duke fituar me një diferencë të njëjtë pikësh brenda në TD Garden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN