MENU
klinika

"VV nuk e meriton Presidencën"

LDK: Nuk nënshtrohemi në koalicion

08.12.2019 - 14:06

Lidhja Demokratike ka vendosur të mos pranojë idenë që për Presidentin të flitet pas një viti.

Nënkryetari i LDK, Agim Veliu thotë se tashmë duhet të qartësohet pozita e Shefit të Shtetit. Në të kundërtën s’ka koalicion ndërmjet partisë së parë dhe të dytë.

Veliu e ka të qartë se s’ka koalicion me Vetëvendosjen nëse Albin Kurti synon ta nënshtrojë Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se partisë me 29 deputetë nuk i takon të marrë dy pozitat kryesore në shtet përfshirë Presidentin.

“Nuk do të ishte ç’kapje e shtetit nëse një subjekt politik, qoftë ajo Vetëvendosja ose LDK-ja, t’i ketë dy pozicionet kryesore në shtet, edhe Kryeministrin, edhe Presidentin. Unë nuk e pranoj as variantin që edhe LDK-ja me i pasë dy pozicionet kyçe në shtet, edhe Kryeministrin edhe Kryetarin e shtetit, sepse duhet të jetë njëfarë balance, njëfarë funksionimi normal i institucioneve”- ka thënë Veliu.

Kryetari i Podujevës ka insistuar që çështja e Presidentit të qartësohet, sepse pas një viti mund të haset në vështirësi.

“Qëndrimi i LDK-së është i qartë, ne kërkojmë që ta qartësojmë deri në fund marrëveshjen, mos të lëmë çështjen që rrugës të na nxjerrin probleme. Koalicioni mund të jetë i rrezikuar kur të vjen koha e zgjedhjes së Presidentit, nëse ne nuk kemi marrëveshje mes vete, si mund të bëjmë marrëveshje me tjerët që të sigurojmë votat në Kuvend”- vijon Veliu.

Nënkryetari i LDK-së u shpreh se partia e tij nuk e ka problem që me VV-në edhe t’i ndërrojnë pozitat kryesore, LDK-ja ta marrë kryeministrin, ndërsa Vetëvendosja presidentin dhe kryetarin e Kuvendit.

“Kryesuesi i Kuvendit, ai spikeri, që i thonë, është vetëm një post ceremonial, sesa që e ka ndonjë funksion, edhe nëse ka kontestime jokushtetuese, jo çkushtetuese, atëherë, edhe sipas kushtetutës, Kryesuesi i Kuvendit i takon partisë ose koalicionit që i fiton shumicën në zgjedhje dhe nëse donë me u thirrë në kushtetutë, atëherë LDK-ja është e gatshme në çfarëdo varianti për një balancë të qeverisjes të hyjë në këtë raport, meqë nuk ka zgjidhje të tjera.

Nuk është problem për LDK-në”- ka deklaruar Veliu.

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën

Nga “pazaret” me Perëndimin tek varësia nga Rusia

Media europiane “zbërthen” politikën e Vuçiçit

Miniera e litiumit “përndjek” Vuçiçin!

Çfarë pritet në Beograd nga 1 tetori