MENU
klinika

Ish-drejtuesi i Ferrarit

Legjenda e automobilizmit në Tiranë

06.12.2019 - 15:13

Për herë të parë Tirana do të mirëpresë drejtuesin më të lartë të automobilizmit, të famshmin Jean Todt. Shqipëria do të jetë vendi që do të mirëpresë Kongresin vjetor Sportiv “FIA Sport Regional Congress 2019”.

Kjo lidhet me botën e motorsportit ku padyshim është një nga eventet më të mëdha të këtij lloji, të mbajtura ndonjëherë në vendin tonë. Ceremonia është planifikuar të mbahet nga data 12 deri më 14 dhjetor.

schumacher jean todt
schumacher jean todt

Për këtë event, në Shqipëri do të vijë edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt. Francezi ka qenë në të kaluarën pilot në garat “Rally”, teksa më pas ishte shef ekzekutiv i Ferrarit, në kohët më të lavdishme kur Michael Schumacher shkëlqente duke fituar tituj të shumtë.

“Javën e ardhme, në 12-14 Dhjetor 2019, do të zhvillohet në Tiranë Kongresi Vjetor Sportiv ‘FIA Sport Regional Congress 2019’. Eventi më i rëndësishëm i motorsportit i mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.

Në datën 14 Dhjetor do të zhvillohet edhe ceremonia ‘FIA CEZ Prize Giving Ceremony’, ku rreth 200 pilotë që kanë fituar në garat e këtij viti, do të tërheqin çmimet.

Në këtë event do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, z.Jean Todt. Bashkangjitur gjeni materialin me detajet e Kongresit dhe Ceremonisë së dhënies së çmimeve”, – shkruhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN