MENU
klinika

Interesat e SHBA-së, Turqisë dhe Rusisë

Libia do të kthehet në ‘shesh lufte’!

30.12.2019 - 19:54

Libia, tani është në prag të bashkimit me Sirinë si vend i një konflikti të madh shumëkombësh.

Të enjten e kaluar, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se do të kërkojë nga parlamenti i tij që të autorizojë sa më shpejt vendosjen e trupave turke për të mbrojtur qeverinë me qendër në Tripoli. Ndërhyrja është një përgjigje ndaj shfaqjes së më shumë se 1.000 mercenarëve rusë në radhët e forcave rebele që rrethojnë kryeqytetin.

Gjithashtu, sipas një raporti të fundit të Kombeve të Bashkuara, Katari i është bashkuar Turqisë në mbështetjen e Qeverisë së Akordit Kombëtar (GNA) të njohur nga SHBA. Të dyja palët tani janë të pajisura me flota dronesh që kanë shkaktuar viktima të mëdha civile. Përshkallëzimi i luftimeve mund të prekë një valë të re të refugjatëve në Evropë dhe të lejojë një nga ‘degët’ e Shtetit Islamik me seli në Libi të fitojë terren.

E gjithë kjo po ndodh pjesërisht sepse Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur të ushtrojnë ndikimin e saj.

Në vend të kësaj, administrata Trump ka dërguar sinjale disi të paqarta. Zyrtarisht, ajo mbështet qeverinë e Tripolit; por prillin e kaluar, Presidenti Trump mori një telefonatë nga Hifter, një banor i SHBA-së, dhe tregoi mbështetje për kauzën e tij.

Kohët e fundit, administrata ka kundërshtuar ndërhyrjen ruse dhe u përpoq të bindë si Hifter dhe qeverinë e Vladimir Putin që të bien dakord për një zgjidhje të negociuar.

Megjithatë të enjten, Trump diskutoi për Libinë me diktatorin egjiptian Abdel Fatah al-Sissi, një nga mbështetësit më të fortë të Hifter. Në një deklaratë të paqartë të Shtëpisë së Bardhë thuhej që të dy “kundërshtuan shfrytëzimin e huaj dhe ranë dakord që palët duhet të ndërmarrin hapa urgjentë për të zgjidhur konfliktin para se libianët të humbin kontrollin ndaj aktorëve të huaj”.

Nuk ka dyshim se aktori i huaj që Egjipti kundërshton është Turqia.

Qeveria islamiste e Erdogan shihet në Kajro si mbështetëse e forcave islamike të Libisë; Hifter, në të kundërt, aspiron të jetë një diktator laik, si Sissi.

Në realitet, Islamistët janë duke luftuar nga të dy palët, dhe ndikimi i tyre është i kufizuar.

Kaosi i Libisë filloi pasi Shtetet e Bashkuara u bashkuan me aleatët evropianë për të rrëzuar diktaturën e Moammar Gaddafi në 2011, pastaj nuk bënë asnjë përpjekje për të stabilizuar vendin.

Putin, i cili kundërshtoi rrëzimin e regjimit Gaddafi, do të donte të rivendoste ndikimin e Moskës në vend, ashtu si në Siri.

Legjislacioni në Kongres do të sanksiononte Rusinë për ndërhyrjet e saj në Libi, dhe nëse administrata Trump vërtet dëshiron një zgjidhje diplomatike, do të duhen mjete të tilla.

Editorial i The Washington Post

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Turqia 'e plagosur dhe e dëshpëruar'

Erdogan ka nisur një luftë që mund ta humbasë!