Liverpool po marshon drejt titullit kampion pas 26 vitesh që nga hera e fundit. Pasi mposhti City-n, ekipi i Jurgen Klopp fitoi edhe ndaj kundërshtari tjetër direkt, Leicester, duke e mposhtur 4-0 në shtëpinë e tij.
Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 32-të nga Firmino. Kaq ka mjaftuar për pjesën e parë. U mendua se Të Kuqtë do të tregoheshin cinikë pas lodhjes nga Botërori i Klubeve, por jo.
Në 71’, Milner dyfishon shifrat me anë të një penalltie. Ndërsa 4 minuta më pas Firmino shënon golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.
Në 78’, Alexander-Arnold u jep goditjen fatale “Dhelprave”, të cilët pësojnë humbjen e dytë radhazi dhe për pasojë rrezikojnë vendin e dytë. Liverpool shkon në +13 pikë, me një ndeshje më pak se Leicester.