Supë peshku, sallatë me fruta deti, miks krudosh, linguini me fruta deti, kallamarë, karkalec ose oktapod frite. Të jemi realistë, a mund t’i thotë dikush jo këtyre pjatave? (vetëm nëse ke dalë intolerant ndaj tyre).
Ushqimet e detit rekomandohet të përfshihen më shpesh në dietën tonë ushqimore për shkak të vlerave ushqyese që ato përmbajnë. Por së bashku me vlerat e mira, ato mbartin në vetvete edhe rrezikun e helmimit nëse nuk serviren dhe ruhen në kushtet e duhura higjieno-sanitare.
Ushqimet e detit kanë pak yndyrë dhe përvetësohen lehtë nga organizmi, ndaj për këtë arsye, konsiderohen edhe si “ushqimi-ilaç” i atyre që vuajnë nga arterioskleroza. Acidet yndyrore që frutat e detit përmbajnë, ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial, si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë.
Tanimë frutat e detit nuk shijohen vetëm në verë, por në çdo stinë të vitit. Aroma e fortë e detit që ato përcjellin, por edhe shija që zorr se krahasohet me diçka tjetër, i bëjnë frutat e detit stimulues të emocioneve të vërteta.
Dhe emocion më të fortë se ai i të shijuarit ushqim të mirë, vështirë se gjen në këto ditë!