Prej ditësh flitej për largimin e tij dhe tashmë është bërë relitet. Mario Mandzukic është futbollisti më i ri i Al-Duhail në Katar.
Sulmuesi kroat ndodhej prej disa ditësh në shtetin aziatik dhe më në fund marrëveshja është arritur. Klubi ka prezantuar futbollistin në faqen zyrtare duke nënshkruar kontratën.
القسم الثاني ☕️??@DuhailSC pic.twitter.com/uZE2wU1Qcx
— خليفة بن حمد (@KHK) December 24, 2019
U mendua se ish-lojtari i Juventusit do të bënte prapakthehu, por nuk do të ndodhë kështu. Ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me ekipin nga Katari dhe nga janari do të përfaqësojë atë fanellë.
Mandzukic nuk luan prej 6 muajsh, pasi nuk është stërvitur me “Zonjën e Vjetër”. 33-vjeçari u largua me sherr nga kampionët e Italisë dhe më në fund mund të rinisë të luajë me skuadrën e re.
Ai do të gjejë ish-shokun e tij Medhi Benatia tek Al-Duhali. Ekipi po kryeson kampionatin dhe ndodhet 4 pikë larg vendit të dytë.