MENU
klinika

Përafrohen LVV-LDK

Marrëveshja mund arrihet para seancës konstituive?!

24.12.2019 - 10:41

Sipas mediave kosovare, Lëvizja Vetëvendosja dhe LDK kanë përafruar qëndrimet për arritjen e koalicionit mes këtyre dy partive dhe se koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, mund të arrihet edhe para seancës konstituive, e cila pritet të mbahet këtë të enjte.

Në përafrimin e marrëveshjes, përjashtohet posti i presidentit, i cili është lënë që të diskutohet më vonë, afër kohës kur pritet të bëhet zgjedhja e tij.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, ekzistojnë të gjitha shpresat dhe mundësitë që të gjitha elementet e marrëveshjes për koalicion qeverisës, të sqarohen dhe zgjidhen para datës 26 dhjetor.

“Realisht, do të jetë e panatyrshme që për një pozicion të vonohet arritja e marrëveshjes. LDK-ja ka nevojë të bisedojë edhe më tutje dhe të arsyetojë qëndrimin lidhur me zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Haziri për Europa e Lirë.

Gjithçka do të bëhet e qartë këto ditë, kur pritet të bëhet edhe takimi i radhës mes krerëve të VV-së dhe LDK-së, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Konstituimi i Kuvendit pritet të ndodhë më 26 dhjetor dhe nëse do të ketë koalicion mes VV-së dhe LDK-së, atëherë pritet që të votohet fillimisht kryetari i Kuvendit, për tu proceduar pastaj me zgjedhjen e posteve tjera si në Kuvend, po ashtu edhe në qeverinë e re të vendit.

Ndërkohë, vonesat në krijimin e qeverisë së re në Kosovë nuk kanë kaluar pa pasoja.

Prej më shumë se pesë muajsh Kosova po funksionon me një qeveri në dorëheqje ndërsa po bëhen tre muaj që nga zgjedhjet e parakohëshme dhe ende nuk ka një marrëveshje për qeverinë e re. Partitë që dolën të parat, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK, ndonse janë takuar disa herë nuk kanë arritur një marrëveshje dhe vendi po zgjat agoninë në një boshllëk institucional që mund të ketë pasoja për të ardhmen.

Vonesat në krijimin e institucioneve kanë prekur çështje të ndryshme siç është edhe miratimi i buxhetit për vitin 2020.

Në bazë të ligjeve në fuqi, qeveria e Kosovës do te duhej te miratonte buxhetin 2020 dhe ta dërgonte në parlament deri më 31 tetor ose deri në afatin e fundit të lejuar që është 31 dhjetori i këtij viti.

Në rast se kjo nuk ndodh deri më 31 dhjetor parlamenti do duhet të autorizojë shpenzimin e një të dymbedhjetës së vitit të kaluar. Por kjo shumë mund të shpenzohet deri në fund të muajit shkurt të vitit 2020.

Sipas kornizës afatmesme të shpenzimeve 2020-2030, buxheti buxheti i Kosovës për vitin 2020 pritet të jetë rreth 2.4 miliardë euro apo 1 milionë më shumë sesa buxheti i këtij viti.

Por njohësit e fushës së ekonomisë thonë se është koha që të ndryshojë mënyra e ndarjes së tij, kryesisht me trend më pozitiv për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, dy sektorë këta që para pak ditësh u hodhën në grevë kundër pezullimit të zbatimit të ligjit për pagat.

Prioritet nuk duhet të jenë më autostradat por qytetari, biznesi, rritja e punësimit dhe rritja e mirëqënies sepse 70 përqind e qytetarëve Kosova i ka në moshë punë por të pa punë.

Kosova ishte në situatë të ngjajshme edhe në prag të vitit 2019 duke hyrë në të pa buxhetin të cilin parlamenti e miratoi në muajin shkurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëveshje para ditës së enjte

LDK ka ndryshuar mendje për postin e Presindentit?