MENU
klinika

"Puthje romantike? Jo, surreale!"

Marsela dhe Vitmari rrëfejnë çastin që i bashkoi me njëri-tjetrin

12.12.2019 - 18:46

Tani ata të dy mund t’i shikoni kudo bashkë, jo vetëm në muzikën live në Tiranë, po edhe nëpër gara muzikore, siç ishte rasti i Këngës Magjike. Pavarësisht rezultatit, njëri në finale e tjetri jo, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë shumë gjëra të tjera të përbashkëta edhe përtej muzikës.

Pas konkurrimit të Këngës Magjike, Vitmari dhe Marsela ishin të ftuar në “Rudina” për të rrëfyer më shumë për raportin e tyre profesional dhe personal. Për këtë të fundit, çifti i ri ka shumë për të folur, edhe për shkak se kanë vetëm pak kohë që e kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë.

Duke treguar kohën e njohjes, të interesit të përbashkët që i lidhte në skenë, dhe më pas kohën kur kishin nisur shkëndijat e para, por askush nuk po merrte guximin të hidhte edhe një hap më shumë, Marsela dhe Vitmari nuk i shpëtuan pyetjes së Rudinës për çastin kur shkëmbyen puthjen e parë.

kolana e librave

“Ka qenë shumë i bukur momenti i puthjes së parë…”, – tha në fillim Marsela, pas pak sekondash kur nisi të kujtojë orët e para të mëngjesit, kur të dy ktheheshin nga një live:

“Vitmari vendosi një CD dhe më ftoi të vallëzonim. Situata ishte shumë sureale, sepse të vallëzosh nën shi, një djalë që të fton brenda në makinë të dalim jashtë dhe të vallëzojmë nën shi dhe aty ndodhi dhe puthja e magjishme. Ja ku jemi këtu, edhe me zënkat tona”, – vazhdon ajo, ndërsa në kasetofinon e makinës dëgjohej një prej këngëtarëve të preferuar të dy këngëtarëve: “Ishim duke ecur me makinë, nëpër shi, dhe Vitmari më fton të vallëzojmë. Ishte surreale, ndalojmë makinën dhe dalim jashtë të vallëzojmë…”
“Ishte shumë i bukur ai moment. Dhe po e tregojmë për herë të parë publikisht…”, – tha Vitmari.

Pas tij, edhe Marsela konfirmoi, pa u shqetësuar tashmë që njerëzit do dinë diçka më shumë për historinë e tyre. Në fund të fundit, lumturia duket se zgjat më shumë kur e ndan atë me njerëzit.