Aplikacionet dhe shfletuesit që përdorni ruajnë pjesëza informacioni për të përshpejtuar eksperiencën e përdoruesit gjatë përdorimit.
Me kalimin e kohës telefoni juaj grumbullon shumë informacione të tilla të cilat realisht nuk keni nevojë. Fshirja e tyre ndihmon në lirimin e hapësirës së disponueshme të memories në pajisjen tuaj. Pastrimi i të ashtuquajturës “Cache” gjithashtu ju ndihmon me problemet e aksesit me uebsajte të ndryshme.
Pastrimi i “Cache” të shfletuesit dhe aplikacionit në një telefon Android është një proces i shpejtë dhe i thjeshtë.
Më poshtë gjeni një guidë sesi ti bëni të dyja:
Pastrimi i Cache në aplikacionin Chrome
Hapni aplikacionin Chrome
Klikoni ikonën me tre pika vertikale në cepin e djathtë lart për të hapur menunë
Klikoni History, dhe më pas Clear Browsing Data
Sipas preferencave përzgjidhni datën që dëshironi shfletimi të fshihet
Përzgjidhni opsionin Cached images and files
Klikoni Clear Data
Pastrimi i Cache të aplikacioneve
Cache i aplikacioneve është i ngjashëm me atë të shfletuesit. Pjesëza informacioni ruhen për të përshpejtuar eksperiencën me përdorimin e aplikacionit. Por ka raste kur aplikacioni mbyllet papritur ose nuk përgjigjet fare. Problemi mund të qëndrojë pikërisht tek këto pjesëza informacioni.
Ja sesi të pastroni Cache e aplikacioneve:
Shkoni në Settings
Klikoni Storage
Klikoni Internal Storage nën opsionin Device Storage
Klikoni Cached Data
Shtypni OK në kutinë e dialogut që hape
Pastrimi i Cache të aplikacioneve nuk do të fshijë informacion të llogarisë së regjistruar.
Sa shpesh duhet pastruar Cache
Do të ishte e dobishme për ju që ta pastroni periodikisht por pastrimi i vazhdueshëm nuk është i domosdoshëm. Nëse e pastroni për të liruar hapësirë, atëherë do të ishte më mirë të blini një kartë microSD me volum të lartë për të adresuar nevojat tuaja. Një tjetër opsion është heqja e aplikacioneve që nuk i përdorni. /PCWorld Albanian