MENU
klinika

Ndihmat për tërmetin

“Me Metën flas direkt, me Ramën e pamundur…”

04.12.2019 - 10:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa ka folur per ndihmen qe Kosova i dha Shqiperise ne kushtet e emergjences per shkak te termetit tragjik ka treguar nder te tjera, se nuk ka mundur dot te flase me kryeministrin Rama ne telefon, pasi ai nuk i eshte pergjigjur.

Ne nje interviste dhene ne ABCNews ai ka treguar se ka komunikuar me Metën, dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri.

“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk ka komunikim direkt, nuk di si ta arrish në telefon. Duhet me kalu nuk di permes kujt, unë e kam provuar kryeministrin edhe kesaj here edhe here te tjera, ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person pergjegjes permes te cilit t’i mund te komunikosh ne kushte te kesaj natyre”, u shpreh Haradinaj.