MENU
klinika

Serie A, java 15

Milan vuan, por bën dy fitore radhazi

08.12.2019 - 22:40

Milan ka komplikuar ndeshjen në fund ndaj Bologna-s, por fiton 3-2, duke marrë suksesin e dytë radhazi. Kuqezinjtë kanë vuajtur si gjithnjë këtë sezon, po vlerë kanë pikët.

Ishte Piatek që zhbllokoi rezultatin në 15’ me anë të një penalltie. Polaku rikthehet pas më shumë se një muaji te goli, duke ngrohur tifozët kuqezi.

Hernandez në 32’ dyfishon shifrat dhe duket një shëtitje e Milanit në transfertë. Megjithatë, vendasit futen në lojë në 40’ me anë të një autogoli të Hernandez.

Me të nisur pjesa e dytë, Bonaventura shënon një gol spektakolar dhe 1-3 për miqtë. Milan zotëron lojën, por në 84’ ka penallti për Bologna-n dhe Sansone nuk fal, duke ngushtuar në 2-3.

Në fund ka luftë të fortë sportive, vendasit që sulmojnë për të marrë të paktën një pikë, por miqtë mbrohen fort dhe marrin një fitore me shumë vlerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN