MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë?

Miratohet marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada

25.12.2019 - 09:01

Dhoma e përfaqësuesve Amerikane aprovoi ditën e enjte marrëveshjen e re tregtare të Amerikës së Veriut midis Sh.B.A-së, Meksikës dhe Kanadasë. Kjo marrëveshje vendos rregulla për lëvizjen e prodhimeve midis tre vendeve.

Kjo marrëveshje zëvendëson NAFTA-n, marrëveshje tepër e vjetër që esencialisht eleminonte tarifat në shumicën e mallrave të tregtuara midis këtyre shteteve. Midis ndryshimeve të negociuara nga Demokratët, janë parashikime më të forta për sa i përket zbatimit rigoroz të standardeve të punës dhe ambjentit.

Një proçes verifikimi do të bëjë të mundur që mallrat të prodhuara jashtë këtyre parametrave, të bllokohen nga doganat në Sh.B.A. Pritet që senati ta aprovojë marrëveshjen vitin tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN