MENU
klinika

I bindur dhe pa diskustim

“Mua do më shihni në gjykatë jo te AMA”, Rama: Antishpifje kalon sot!

18.12.2019 - 13:30

Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh me bindje se paketa anti-shpifje do të miratohen sot nga Kuvendi dhe më pas do rregullohen pjesët proceduriale.

Ai tregoi edhe kompetencat që do të ketë AMA, por personalisht shtoi se betejën me lajmet që shpifin do t’i vijojë në gjykatë dhe jo te Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Shefi i qeverisë pohoi se ky ligj është i bazuar dhe i koordinuar sipas standardeve të OSBE-së dhe Bashkimit Evropian.

“ETRV nuk pranon publicitete dhe nuk merr para në dorë. Kjo është çështje vizioni, nuk është çështje parash. Të gjitha ndryshmet janë bërë me ekspertë e OSBE, po iu them edhe diçka. Unë se kam problem fare, që deri në fund të kemi ai hapur çdo gjë që e përmirëson një projekt.

Po iu them se drafti ynë është përmirësuar në çdo detaj deri në fund, thelbi është po ai. Që kur kemi pranuar se nuk do bëjmë një ligj si Gjermania. Vendet e BE i kanë ligjet shumë të ashpra. AMA nuk zëvendëson gjykatën, ajo është instanca ku konkludohet, por gjykata dhe vetëm gjykata, jo AMA. Ama shqyrton çështjet kur ngrihet çështja e shpifjes, por kur lexon ligjin dhe dëgjon miqtë, atëherë ti flet kot, sepse ligji e ka të qartë këtë. Nuk ka ligj të përsosur, çdo ligj është i përmirësuar, por ne nuk mund ta shtyjmë në pafundësi.

Ky ligj do të miratohet sot si një e drejtë e gjithkujt që të mbrohet nga llumi i shpifjes dhe ne do vazhdojmë punë për aspektet proceduraile, rregullatori siç kemi rënë dakord dhe nga fjalia e parë deri tek e fundit, ligji është 100 % me standardet ndërkombëtare. Këtë nuk ua them unë, por këtë ua them të konfirmuar me shkrim nga institucioni i përcaktuar për këtë proces siç është OSBE.

Duan organizatat apo nuk duam, ky ligj do të kaloj sot. Unë personalisht nuk do merrem me AMA, unë me këtë do të shkoj në gjykatë. Janë bërë deri tani 60, mund të bëhen edhe 600, këta do vijnë në gjykatë për ta provuar”–tha kryeministri.