MENU
klinika

"E shkuara e pakryer"

Muzeu Kombëtar kujton të zhdukurit e diktaturës

12.12.2019 - 17:51

      “E shkuara e pakryer” është ekspozita që vjen si përpjekje për të ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare edhe zyrtarët, të cilët, kanë në dorë fatin e individit. Kjo tablo e të kaluarës së errët, në Muzeun Historik Kombëtar, ka në qendër historitë mbi të zhdukurit gjatë diktaturës.

Gjatë çeljes së ekspozitën në praninë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, kryetarit të komisionit të ligjeve Ulsi Manja dhe kryetares së Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula apo edhe vet përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara të Zhdukjeve me Forcë, Bernard Duhaime, nuk munguan as familjarë edhe të mbijetuar, të cilët u kërkuan këtyre zyrtarëve, që të hedhin dritë në gjetjen e 6000 të zhdukurve në diktaturë, të bëjnë përpjekje për të gjetur vendvarrimet e të cilëve nuk dihen ende, edhe jo të dekorojnë edhe ekspozojnë portretet e krimineleve në bulevard.

Ekspozita me listën me emrat e të zhdukurve, hartën e vendvarrimeve të tyre, profilet e të zhdukurve të njohur e të panjohur, nga fëmijët, tek mjekët, inxhinierët, gazetarët, mësuesit, bankierët, klerikët edhe intelektualët në të gjithë vendin vazhdon të qëndrojë hapur në Muzeun Historik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit