01.12.2019 - 19:57
Një tjetër dështim i Napolit në kampionat. Kësaj here është përmbysur 1-2 në shtëpi nga Bologna, me të kaltrit që duket se i ka kapluar kriza në Serie A.
Pjesën e parë Napoli ka luajtur mirë, madje në fundin e saj Llorente ka kaluar vendasit në avantazh, por gjithcka ka ndryshuar në pjesën e dytë.
Ndoshta të kaltrit e menduan të lehtë takimin. Fillimisht barazon shifrat Skov Olsen në 58’, ndërsa tifozët heshtin kur Sansone në 80’ shënon golin e dytë për miqtë.
Në fund, Napoli është konfuz dhe nuk arrin të shmangë humbjen. Llorente barazon shifrat në 95’, por goli anulohet nga VAR. Elseid Hysaj ka qëndruar në stol dhe nuk i është dhënë asnjë minutë nga trajneri Ancelotti.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, java 14
Juventus ndalet për herë të tretë, shans për Inter
Serie A, java 14