MENU
klinika

Një fundvit i acartë

“Natën e Vitit të Ri temperaturat do zbresin në vlera minimale”

28.12.2019 - 14:21

Moti do të vijojë të jetë i kthjellët në këto ditë të fundvitit, por me temperatura të ulëta.

Kështu deklaroi meteorologu i “Meteoalb”, Hakil Osmani, në një lidhje telefonike për “News24”. Sipas tij, nata e Vitit të Ri do të jetë e acartë, pasi temperaturat do të zbresin në vlera minimale minus.

“Kushtet atmosferike do karakterizohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore, por do të kemi edhe reshje dëbore.

Sa i përket natës së Vitit të Ri temperaturat do të jenë në vlera minimale, me minus. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët”, tha meteorologu.