MENU
klinika

Taksa 100%

“Bora po shkrihet”/ Thaçi dhe Haradinaj me deklarata të koduara

28.01.2019 - 14:11

‘Bora do të shkrihet dikur”, kështu është përgjigjur kryeministri Haradinaj kur u pyet nga mediat lidhur me taksën 100% që qeveria e Kosovës i ka vënë mallrave serbe.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thumbuar deklaratë e Haradinajt.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt, uroj të mos bëhet sllotë”, shkruan Thaçi.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryeministrit Haradinaj.

“Shumë vështirë e kam të komentoj atë që ka paralajmëruar presidenti, ne kemi kohë që ne nuk jemi takuar po e di për çka ka menduar konkret. Ne po punojmë në materian e një marrëveshje po vëmë çdo gjë për arritjen e një marrqëveshje përfundimtare”, tha Haradinaj për mediat.

Më tej kryeministri shtoi se borën e ka përmendur për shkak se nuk do t’i përziejë ngjarjet duke përmendur edhe grevat.

“Unë borën e kam përmend shkaku qe s’kam dasht ngjarjet me i përzi. Nuk mund me i komentu të tjerët ç’ka po thonë me këtë borë. Greva është rezultat i ligjit ëshë normale me pas sepse kurrë skemi pas ligj për grevat”, përfundoi ai.