MENU
klinika

Maradona ia dedikon së bijës

“Në gjendje kome…vajza më largoi nga droga”

14.12.2019 - 11:47

Pavarësisht se ai është një nga ikonat e futbollit botëror, madje ha diskutim për më i miri i të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona ka një kapitull të errët në karrierën e tij: Drogën!

“El Pibe de Oro”, në një intervistë për “TycSports”, shpjegoi se si ia doli të shpëtojë nga vartësia falë mbështetjes së vajzës së saj, Dalma. Këtu janë disa fraza emblematike të bisedës së gjatë të tij me televizionin argjentinas.

Cila është gruaja më e bukur në Argjentinë?

Rocio, partnerja ime.

Dita apo nata?

Dita, më pëlqen në mëngjes.

Ju ngriheni me forcë të madhe. A keni luajtur ndonjëherë pa fjetur?

Shumë herë.

Kur keni thënë “këtë herë preka fundin”?

Kur isha në gjendje kome. Askush nuk do t’ia kishte dalë për të më larguar nga droga, as mjekët që më ndiqnin. Dalma (vajza) e bëri atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”