MENU
klinika

"Një ditë si në përralla"

Në Shëngjin fëmijët presin Teatrin Kombëtar

15.12.2019 - 18:40

      Vijonë aktivitetet e shumta kulturore dhe zbavitëse, për të qenë më afër me fëmijët e akomoduar së bashku me familjet e tyre në struktura hotelerie, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Aktorë të Teatrit Kombëtar ishin sot, pranë fëmijëve, në një hotelet në Shëngjin.

Fëmijët dëgjuan dhe lexuan përralla së bashku me aktorët e teatrit. Gjithashtu, ata u argëtuan me historitë e përrallave dhe me personazhet e tyre të dashur.

Një ditë diellore sot, porsi këta fëmijë që na zbukuruan fundjavën me energjinë e tyre. Sot ishim në Shëngjin për të lexuar përralla me fëmijët që akoma nuk e kanë harruar tmerrin e ditëve të vështira të nëntorit. Faleminderit për mikpritjen dhe kohën e bukur e të vyer, me fëmijët e Lezhës” – shkruhet në faqen në Facebook, të Teatrit Kombëtar.