MENU
klinika

Mungon Cristiano Ronaldo

Nga Mbappe te Pogba, 10 më të shtrenjtët

24.12.2019 - 12:35

Nga viti në vit dhe nga merkatoja në merkato, ndryshon vlera e futbollistëve. Natyrshëm, varet nga forma e tyre, nga trofetë që fitojnë, por komponenti kryesor është mosha.

Në mbyllje të vitit 2019, sipas prestigjozes spanjolle AS, futbollisti më me vlerë në botë është Kylian Mbappe, që përllogaritet 225 milionë euro.

Rritja e tij ka ardhur sidomos pas fitimit të Kupës së Botës, por shpalljes si shënuesi më i mirë në Francë dhe i dyti në Europë pas Messit.

Në vend të dytë vlerësohet shoku i skuadrës, Neymar, që ka një rënie krahasuar me vitin e kaluar. Braziliani kushton 192 milionë euro.

Podiumi plotësohet nga Lionel Messi, që edhe pse i ka kaluar 32 vjec, vlerësohet me 186 milionë euro. Një nga rastet e rralla ku mosha ndikon shumë pak.

Në vendin e katërt është Eden Hazard, që vlerësohet me 162 milionë euro. Vetëm 4 milionë euro më pak për Mohamed Salah të Liverpool, që renditet i pesti.

Pastaj vijnë me radhë: Kane, Grezmann, De Bruyne, Sterling dhe mbyll 10-shen e futbollistëve më të vlerësuar Paul Pogba me 128 milionë euro.

Nga 10 futbollistët më të shtrenjtë, pesë luajnë në Premier League, 3 në La Liga dhe 2 në Ligue 1. Ajo që bie në sy është mungesa e Cristiano Ronaldos. 34 vitet mbi supe kanë ulur ndjeshëm vlerën e tij në tregun e futbollistëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN