MENU
klinika

"NATO nuk i nevojitet askujt më shumë se Franca"

Nis samiti i NATO-s, Trump kritika për Macron

03.12.2019 - 12:41

Teksa samiti i 70-vjetorit të NATO-s ka filluar, Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi aleatët e tij evropianë në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

“Bashkimi Evropian po i trajton Shtetet e Bashkuara shumë, shumë padrejtësisht për sa i përket tregtisë,” tha Trump.

“Nuk është e drejtë të shfrytëzohet nga NATO dhe gjithashtu të përfitohet nga tregtia, dhe kjo është ajo që ndodh. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë.”

Trump kritikoi homologun e tij francez Emmanuel Macron për fjalët e muajit të kaluar se aleancës “po i  ngordhtte nervi”. “Është një deklaratë shumë fyese”, tha ai.

Trump i quajti komentet e Macron “të keqe”, “fyese” dhe “shumë të rrezikshme” duke shtuar se: “Askush nuk ka nevojë për NATO-n më shumë se Franca”.

Gjithashtu, Trump përsëriti thirrjen e tij për partnerët evropianë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, duke iu referuar veçanërisht Gjermanisë.

NATO u themelua pas Luftës së Dytë Botërore nga SHBA dhe fuqitë kryesore evropiane si një mjet i mbrojtjes ushtarake kundër Rusisë Sovjetike. Anëtarët e saj themelues u zotuan se një sulm ndaj njërit do të konsiderohej sulm ndaj të gjithëve.

Por bota në vitin 2019 duket shumë ndryshe nga ajo e vitit 1949. NATO nuk është përshtatur plotësisht me një botë vazhimisht të ndryshueshme dhe udhëheqësit që mblidhen në Londër e dinë këtë. Aleanca u konceptua si një mbrojtje kundër forcës ushtarake ruse, por ngritja e Kinës ka prishur ekuilibrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'po ndodh me aleancën

Macron ka të drejtë për NATO-n?