MENU
klinika

Deklaratat e presidentit në samitin e NATO-s

Pa Trump, ne do të ishim në Luftën e Tretë Botërore?!

03.12.2019 - 15:21

“Ne do të ishim në mes të Luftës së Tretë Botërore nëse Donald Trump nuk do të ishte President i SHBA”, sipas vetë njeriut që e nisi samitin e NATO-s me “shumë zhurmë” të martën në mëngjes.

Air Force One zbarkoi në Aeroportin Stansted me Presidentin dhe gruan e tij Melanie në bord të hënën natën para ngjarjes dy-ditore.

Një konferencë shtypi pesëminutëshe të martën në mëngjes me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në rezidencën e ambasadorit amerikan në Londër, u shndërrua në një konferencë shtypi që zgjati disa orë.

Siç bën zakonisht, Donald Trump foli për gjithçka të mundshme.

kolana e librave

Ai tha se nëse nuk do të ishte për marrëdhëniet e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ne do të ishim në mes të Luftës së Tretë Botërore.

Ai kritikoi gjithashtu Presidentin Francez Emmanuel Macron që e quante NATO-n “të vdekur nga truri”, tha se ai nuk dinte asgjë për Jeremy Corbyn dhe dha mendimin e tij për skandalin e Princit Andrew-Jeffrey Epstein.

Presidenti, së bashku me udhëheqësit e tjerë të botës, do të pritet nga Mbretëresha në Pallatin Buckingham të martën në mbrëmje.