MENU
klinika

Koncert bamirësie

‘Parisi i vogël’ ndez dritat e festave

08.12.2019 - 12:17

Mbrëmjen e së shtunës Korça çeli ‘Festivali i Dritave’ duke përcjellë tek qytetarët edhe turistët atmosferën e bukur të festave të fundvitit.

Pas numërimit mbrapsht nën zërin e fëmijëve dhe pjesëmarrësve u ndezën njëkohësisht të gjitha dritat e qytetit për të çelur kështu pragun e festave të fundvitit. Turistë vendas e të huaj, qytetarë edhe fëmijë përjetuan një mbrëmje ndryshe. Atmosfera i ka dhënë qytetit një tjetër dimension mes magjisë se dritave dhe ngjyrave.

Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo ka shprehur solidarizimin e qytetarëve të Korçës dhe institucioneve ku përmes një koncerti bamirësie në sheshin e pazarit të vjetër fondet e mbledhura do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë që një kalendar i pasur aktivitetesh do e shoqërojë Korçën përgjatë gjithë muajit të festave duke synuar që serish Parisi i vogël të mbetet epiqendra për turistët

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit