14.12.2019 - 19:26
Negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për më shumë se dy orë në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, por ajo nuk u arrit.
Këtë e konfirmuan para kamerave nga LDK dhe Glauk Konjufca nga VV.
“Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende marrëveshjen, ditë të tjera do të takohemi. Nuk është përfunduar ende krejt, ende nuk kemi ardhur në një konkludim, duhet të bisedojmë edhe më shumë”- është shprehur Hoti.
Gjithashtu edhe Konjufca tha se nuk ka marrëveshje.
“Nuk pati marrëveshje, krejt cka mund t’iu them është se duhet të shohim çka mund të ndodhë në takimet e radhës”-ka shtuar Konjufca.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Nuk ka pengesë që s’do kalohet"
Para takimit me Mustafën, Albin Kurti flet me bindje
"Shpejt do ta kurorëzojmë një.."
Albin Kurti takohet me Isa Mustafën dhe ka një mesazh
"Qytetarët e duan koalicionin"