MENU
klinika

Dr. Suela Ylli

Përgjigjet mjekja/ Jam në depresion, mund të më jepni një ilaç për të kontrolluar ankthin?

18.12.2019 - 15:14

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Mendoj se jam në gjendje depresioni nga informacionet që kam lexuar. Ju lutem mund të më jepni një recetë për të kontrolluar ankthin, rrahjet e larta të zemrës, pagjumësinë

Përgjigjet Suela Ylli: Pikë së pari do të rekomandoja çajrat bimore. Kamomil para gjumit. Alternativa tjetër do ishte një tab valeriana po para gjumit. Nëse problemi vazhdon dhe s’ka lidhje me ndonjë problem apo shqetësim të ditës do rekomandoja një konsultë me psikologun ose neurologun.

(Suela Ylli, Shefe e Shërbimit Farmaceutik të Polit të Spitalit Francez)

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.