MENU
klinika

Prag ceremonial NOBELI

Peter Handke nuk lejon t’i afrohet asnjë gazetar!

08.12.2019 - 13:01

     Laureati i Nobelit në letërsi për vitin 2019, të shtunën ka folur lidhur me këtë trofe. Shkrimtari austriak Peter Handke, u është shmangur polemikave rreth qëndrimeve të tij proserbe, që detyruan Kosovën të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, javën e ardhshme./Konica.al

Ai diskutoi rolin e kujtimeve në punën e tij, në një fjalim para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, të martën.

Asnjë gazetar nuk u lejua të marrë pjesë në këtë ngjarje. Një burim i afërt me organizatorët, ka thënë për AFP, se kjo u bë “për shkaqe sigurie”.

Por, fjalimi u transmetua drejtpërdrejt online nga komiteti i Nobelit.

Të shtunën, ministri në detyrë i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se “i dërguari i vendit tonë në Suedi, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Stokholm, të martën, në shenjë proteste për mbështetjen e Handkes ndaj serbëve, në luftën e viteve të ’90-të në ish-Jugosllavi”.

Përzgjedhja e Akademisë suedeze për çmimin e këtij viti, shpallur ky në tetor, nxiti zemërim të madh në Ballkan dhe më gjerë, për shkak të admirimit që Handke ka shprehur dhe demostruar ndaj liderit serb të ndjerë, Sllobodan Millosheviç.

Ky çmim u pritshumë keq në Kosovë.

Dy anëtarë të komitetit të Nobelit dhanë dorëheqje për shkak të kësaj përzgjedhjeje, gjatë kësaj jave dhe një anëtar i Akademisë suedeze, historiani dhe shkrimtari Peter Englund, tha se do ta bojkotojë ceremoninë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit