Ndërsa zyrtarët e lartë rusë po përmblidhnin rezultatet e vitit 2019, një temë u dallua në fajilimin e Presidentit Vladimir Putin: Polonia dhe roi i saj në Luftën e Dytë Botërore.
Gjatë shtatë ditëve të kaluara, ai e përmendi atë jo më pak se pesë herë në takimet kryesore, disa prej të cilave kishin pak lidhje me historinë apo edhe politikën e jashtme.
Në një shpërthim të pazakontë Më 24 dhjetor, ai e përshkroi ambasadorin polak në Gjermaninë naziste si “derr antisemit”.
Një ditë më pas, Presidenti Putin zhvilloi takimin e tij tradicional të fundvitit me biznesmenët kryesorë të Rusisë. Sipas botimit rus të revistës Forbes, ai “i befasoi të gjithë me sa thellë ishte zhytur në materialet historike në lidhje me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe qëndrimet e Polonisë”.
Ai po planifikon gjithashtu të shkruajë një artikull në lidhje me këtë temë. Por pse ky interes i papritur?
Kritikat e Vladimir Putin ndaj Polonisë vijnë pas një rezolute të Parlamentit Evropian që fajëson si Bashkimin Sovjetik dhe Gjermaninë naziste për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.
Por, pse zemërohet Putini nga akuzat kundër një vendi që nuk ekziston më?
Fitorja e BRSS në Luftën e Dytë Botërore festohet akoma çdo vit. Është gjithashtu një mënyrë që Presidentin Putin të legjitimojë veten dhe politikën e tij të jashtme ekspansioniste si pasardhës i perandorisë Sovjetike. K
ështu që Kremlini sheh çdo kritikë ndaj asaj që njihet në Rusi si Fitorja e Madhe si një sulm ndaj vetvetes.
Asnjë prej të cilave nuk është, natyrisht, arsye e mjaftueshme që Polonia të pranojë akuzat, të cilat i ka cilësuar si “narracione false”.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC, konica.al