MENU
klinika

Njoftimi i zëdhënësit

Presidenti Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

01.12.2019 - 12:31

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Zëdhënësi i Presidencës së Shqipërisë Tedi Blushi e ka njoftuar këtë me anë të një statusi në “Facebook”.

Zëdhënës shprehet se Këshilli do të mblidhet në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës.

Postimi i zëdhënësit të Presidencës:

Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës.