MENU
klinika

Emrat

Presidenti Meta shpall kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

24.12.2019 - 15:20

Institucioni i Presidentit të Republikës ka shpallur sot listën e aplikantëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas shkarkimit nga KPA të gjyqtarit Besnik Muçi.

Bëhet fjalë për një listë me 10 kandidatë që do i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do bëjë vlerësimin dhe verifikimin për secilin sipas ligjit.

“Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:
Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ‘Vakancë e parakohshme’, e krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Muçi, procedurë kjo e rishpallur me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:
1. Altin Binaj
2. Artan Spahiu
3. Dedë Kasneci

4. Eugen Papandile
5. Gentian Mete
6. Sergjio Mazreku
7. Sinan Tafaj
8. Sonila Bejtja
9. Shaqir Hasanaj
10. Zhaklina Peto

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar do të përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.”, njofton Presidenca.

Më 22 nëntor, një ditë pasi Besnik Muçi u shkarkua nga KPA, për shkak se kishte probleme me pasurinë dhe integritetin e figurës Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi shpalljen e vakancës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që mes KED e Kuvendit nga njëra anë dhe Presidentit nga ana tjetër ka edhe një konflikt të hapur që ka kulmuar me një padi kundrejt kreut të KED, Ardian Dvorani.