MENU
klinika

Çfarë ju duhet?

Pronësia, një nga kriteret për të përfituar nga IPARD II

29.12.2019 - 14:24

Një nga kriteret për të përfituar nga programi IPARD II është vërtetimi i pronësisë mbi tokën ose ndërtesat e lidhura me investimin, ose të drejtën e përdorimit me afat, të paktën 10 vjet që nga data e dorëzimit të aplikimit.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, AZHBR bën të ditur se, dokumentacioni që e përmbush këtë kriter është:

-Fotokopje e çertifikatës së pronësisë, e lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mbi tokën dhe ndërtesën, ku do të kryhet investimi, shoqëruar nga harta treguese, kartela e pasurisë dhe planimetria (skica);

-Fotokopje e vërtetimit të pronësisë lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mbi tokën dhe ndërtesën (at) ku do të kryhet investimi shoqëruar nga harta treguese, kartela e pasurisë dhe planimetria (skica);

-Fotokopje e kontratës së qirasë/kontrata e huapërdorjes/kontrata e përdorimit me një afat të paktën 10 vjeçar pas datës së aplikimit, e noterizuar;

-Fotokopje e Çertifikatës së Pronësisë e lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mbi tokën dhe ndërtesa të personave, të cilët kanë lëshuar me qera tokën dhe ndërtesën, e shoqëruar nga harta treguese, kartela e pasurisë dhe planimetria e titullit të rregjistruar të pronësisë.

AZHBR ka hapur thirrjen e dytë për aplikime në Programin IPARD II, deri në datën 16.01/2020.

Programi ka tre masa mbështetëse dhe për projektet fituese aplikantët përfitojnë grant 50% deri 60% të vlerës së investimit në sektorin rural.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Programi bën thirrjen e dytë për aplikim

Fondet IPARD/ Ja sa do të investohet në agropërpunim