MENU
klinika

Peshëngritja

Qerimaj e mbyll vitin me 3 medalje, vendos rekord

21.12.2019 - 21:45

Pas Briken Caljes, që mori 3 medalje në Grand Prix të Katarit, radha ishte e peshëngritësit tjetër shqiptar, Erkand Qerimajt, që po ashtu merr 3 medalje.

Por Qerimaj ka thyer edhe një rekord kombëtar në shtytje, nga 193 kg e përmisoi në 194 kg, rezultati më i mirë I arritur ndonjëherë nga kampioni ynë.

Qerimaj mori 3 medalje, 1 argjendi në dygarësh, 1 bronzi në shkëputje (157 kg) dhe po 1 bronzi në shtytje. Ai ngriti flamurin kombëtar mes dhjetëra shteteve nga e gjithë bota.

Plot 897.3349 pikë olimpike momentalisht dhe brenda kualifikimit olimpik të sportistëve më të mirë nga e e gjithë bota, një mbyllje shumë e mirë e vitit nga ana e Erkand Qerimajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN