MENU
klinika

Të prekurit nga tërmeti

Qindra shqiptarë në strehë të Malishevës

03.12.2019 - 09:45

Komuna e Malisheves përmes një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se vazhdon të rritet numri i familjeve shqiptare që po strehohen në Malishevë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Krahas evidentimit të personave të cilët janë strehuar, të ardhurve nga Shqipëria iu është ofruar strehim, ushqim si dhe shërbimet e nevojshme shëndetësore, nga ekipet e shërbimit shëndetësor në Malishevë.

Krahas shërbimit shëndetësor, edhe organizata humanitare “Nëna Terezë”, gjithashtu është duke dhënë mbështetjen e saj”, – thuhet në njoftimin e Komunës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"La Repubblica": Koha për t'u bërë miq

Ballkani/ Tërmeti bashkon ish-armiqtë