MENU
klinika

Mbledhja maratonë e qeverisë në Golem

Rama iu ‘tërheq veshin’ ministrave dhe kryebashiakëve, porosi për…

23.12.2019 - 18:20

Zbardhen detaje nga mbledhja e kabinetit qeveritar që po mbahet sot në Golem.

Bëhet me dije se gjatë mbledhjes në fjalë kryeministri Edi Rama teksa u ka ‘tërhequr veshin’ ministrave dhe kryebashkiakve, u ka kërkuar atyre që të jenë më shumë të angazhuar në përballimin e pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima.

Aktualisht mbledhja, e cila nisi në orën 9:00, vijon me dyer të mbyllura. Mes të tjerash kreu i qeverisë po bën edhe një analizë për secilën ministri për 6-mujorin e dytë të këtij viti që po mbyllet.

Ndërkohë nesër paradite pritet që të mblidhet Kryesia e PS-së, për t’i hapur rrugë më pas Kongresit.