MENU
klinika

"Ja çova në telefonin e tij, por…"

Rama zbulon “SMS-në” që i dërgoi Bashës pas tërmetit tragjik

19.12.2019 - 21:58

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, zbuloi këtë mbrëmje mesazhin që i ka dërguar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas tërmetit tragjik që goditi vendin më 26 nëntor.

Në një intervistë për “Klan Kosova”, Rama ka thënë se i ka çuar një mesazh jo publik, por në telefonin e tij Bashës, por që nuk kishte marrë përgjigje prej këtij të fundit.

“I kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës, jo publike, por në telefonin e tij. I kam thënë mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit çfarë rëndësie kanë të gjitha të tjerat, kanë nevojë për ngushëllim dhe nga kush e presin? Nga ne.

Kanë humbur shtëpitë, por nuk duhet të humbin sesin e përkatësisë në një vend ku nuk janë vetëm. Nuk kam marrë përgjigje. I kam bërë edhe dy thirrje publike. Është e vërtetë, Lulzim Basha është përpjekur për të mos dalë i tepërt, por vetëm kaq.

Mund të vinte jo për të bërë marrëveshje, por për të qenë përtej politikës. Por janë të tjerët që përpiqen të gjuajnë nga të katërta anët”, tha Edi Rama te ‘Zona e Debatit’.