MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Reja takohet me Dukën për detajet e rinovimit

09.12.2019 - 16:34

Edy Reja dhe Armand Duka u takuan për të dikutuar rreth projektit për sezonin e ardhshëm. Të dy pas bisedës që patën në zyrën e presidentit në Federatën shqiptare të futbollit pranuan se akordi është arritur.

“Për mua nuk ka rëndësi sa e gjatë është kontrata. Nëse jam mirë mund të vazhdojmë edhe për10 vite. Mua më intereson projekti dhe këtu ka për të punuar shumë.

Duhet të programojmë, të shohim dhe rezultatet që do të arrijmë si ekip. Presidenti e ka të qartë çfarë duhet bërë. duhet të shikojmë shumë të rinj shqiptarë në Europë që të kemi bazën e për të ardhmen” – tha Reja për mikrofonin e Klan Tv.

Ndërsa Armand Duka deklaroi: “Parimisht nuk kemi ndonjë gjë që na ndan, thjesht po hedhim në letër të strategjinë për vitin e ardhshëm.”

Puna e Edy Rejas do të lidhet me shumë aspekte në futbollin shqiptar, duke nisur nga moshat e deri te Kombëtarja A. Shqipëria do të tentojë edhe kualifikimin në Kupën e Botës 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF për Kombëtaren

Duka konfirmon Rejan: Më mirë se në Euro 2016