MENU
klinika

Foto/ “Ushqim dhe zemër të ngrohtë”

Renato Mekolli gatuan për të prekurit nga tërmeti

01.12.2019 - 14:59

Një ditë më parë, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli njoftoi se emisioni i tij, “Hell’s Kitchen”, nuk do të transmetohej si çdo të premte. Por ai tregoi se së bashku me konkurrentët do të gatuante për familjet në nevojë.

Konkurentët së bashku me mua, jemi bërë bashkë për një qëllim shumë më të madh: po gatuajmë që t’u dërgojmë ushqime të ngrohta e shumë dashuri familjeve të dëmtuara nga tërmeti. ‘Hell’s Kitchen’ do të zhvendoset sot nga studio ‘Nova’ e ‘Top Channel’ në realitetin e vërtetë, aty ku njerëzit sot kanë shumë nevojë jo vetëm për ushqim, por edhe për shumë mbështetje morale e shumë dashuri. Do të jemi aty sot dhe sa herë është e nevojshme ‘Kush ka mundësi vepron’ dhe sot më shumë se kurrë duhet të veprojmë!”, ka shkruar Renato në “Instagram”.

Më pas Mekolli ka publikuar një video të shkurtër ku tregon momentet kur kanë shpërndarë ushqimin për banorët e prekur nga tërmeti. ““Kush ka mundësi vepron”sot më shumë se kurrë duhet të veprojmë.

“Të gjithë bashkë për njëri tjetrin  Ne sot ndaluam në njërin nga vëndet ku kishin nevojë,në Bubq.Ushqim dhe zemër të ngrohtë Shqipëri solidare  #prayforalbania @topchannelalbania @hellskitchen.tch”, shkruan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me dy vajza në “Hell’s Kitchen”

Ja kush është bjondia në krah të Renato Mekollit