MENU
klinika

Çfarë përfshin Platforma e re?

‘Rigjallërim’ kreditimit/ Ulje të kredive me probleme

09.12.2019 - 12:42

Është bërë me dije tashmë se, midis Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), është rënë dakort për “Platformë për rigjallërimin e kreditimit”.

Pë ta vënë në zbatimin institucionet e linjës diskutuan në Tiranë, për piketat e kësaj platforme me fokus mbështetjen e kreditorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare të Financimit (IFC) dhe me mbështetje e Sekretariatit të shteteve Europiane për Tregtinë (SECO), organizuan këtë fund javë workshop-in me temë “Rigjallërimi i kreditimit dhe ulja e NPL-ve”.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, IFC, delegacionit të BE, përfaqësues të bankave nga departamentet juridike dhe të menaxhimit të riskut.

Platforma e re, prek politikat e kreditimit të bankave, sistemet e pagesave dhe edukimin financiar, shtylla të rëndësisshme të sistemit bankar, të cilat nën konsulencën e institucioneve ndërkombëtare synojnë përmirësime rregullative dhe iniciativa konkrete, për nxitjen e kreditimit si një burim i pazëvendësueshëm për rritjen ekonomike dhe ndërmjetësimin financiar.

Përfaqësues të bankave u shprehën se, treguesit financiarë të sektorit bankar, dëshmojnë se potenciali për zgjerimin e kreditimit në tërësi dhe në sektorë të caktuar është i konsiderueshëm.

Ndërsa bankat kanë hapësira për të rritur kreditimin me ritme më të shpejta, veçanërisht në monedhën kombëtare dhe në drejtim të sektorëve e subjekteve që kanë qenë më pak të financuar deri tani.

Qëllimi i hartimit të kësaj platforme është identifikimi i veprimeve që ndihmojnë në uljen e rrezikut të kreditimit dhe krijojnë kushte më të mira për rritjen e kreditimit. 

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!