MENU
klinika

"Thesaret e zemrës"

Roma koncert dhe lutje për Shqipërinë

15.12.2019 - 17:16

      Një lutje për Shqipërinë, përmes tingujve nga Bach, Chopen, Willimas, Listz, si edh të talentit të artistëve shqiptarë dhe italianë, mbërrin nga Roma për t’iu gjendur pranë banorëve të zonave të rrënuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një lutje përmes artit për rinisjen sa më shpejt të jetës, aty ku fatkeqësia natyrore shkaktoi 51 viktima.

Në zemër të kryeqytetit italian, mes bukurisë së monumenteve historike të Romës antike, në skenën e Teatrit Quirino, ku dikur performonin Vittorio Gasman, Anna Magnani, Edoardo De Filippo, George Strehler e shumë të tjerë u mbajt spektakli “Thesarët e zemrës”, ideuar nga violinistja e njohur shqiptare me famë botërore Anila Kraja, e cila, artin e ka kthyer dhe në një mision social, duke u zgjedhur dhe si ambasadore në mbështetje të fushatave të FAO .

“Thesaret e zemrës” përcjellin mesazhin e një kërkimi personal e shpirtëror të kornizave të çdo qenie njerëzore me besimin e mrekullisë që zemra e çdokujt mund të kryejë. Përmes artit, zemra të orienton të zbulosh, të duash e të mësosh të bashkëjetosh me diversitetin e historisë së jetës së çdo personi.

Një violinë nën interpretimin e mrekullueshëm nga Anila Kraja, pianoja e mjeshtrit Fausto Di Cesare, performanca unike e aktorit Livio Beshir dhe shtatë balerinë të kompanisë “Astra Roma Ballet”, realizuan një spektakël magjik nën skenarin e artisti shumëdimesional shqiptar, Alen Xhafa dhe regjisores italiane, Angela Cerruti.

Spektakli u mbështet nga Ambasada e Shqipërisë në Romë, zonja Anila Bitri, e cila në fjalën përshëndetëse u shpreh e prekur nga zemërgjerësia e popullit italian. “Një lutje për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti që goditi Shqipëri, tha ajo e ky spektakël është dëshmia e afërsisë, solidaritetit e vëllazërisë që kemi marrë nga kjo tokë, nga Italia.”

Për ideuesen e “Thesaret e zemrës”, violinisten Anila Kraja, ky spektakël është një fluks vibrimesh me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistëve me emër, një mundësi më shumë për t’i dhënë hapësirë artistëve të rinj.

Pjesëmarrja e jashtëzakonshme në këtë koncert, ishte Diana Ferrara, e cila realizoi koreografine e spektaklit, partnerja në art e balerinit Rudolf Nurejev.

“Thesaret e zemrës”, solidariteti, dashuria, zemërgjerësia, mirënjohja, respekti zgjodhën artin për të kapërcyer kufijtë më lutje besimi e shprese për shqiptarët në nevojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PROFIL/ Ja çfarë nuk dinit për divën e muzikës shqiptare

“Sekretet” e Vaçe Zelës


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit