16.12.2019 - 17:28
Kampioni mbetet kampion, kudo që garon. Në pistën e “Yas Marina”, u zhvillua gara 12-orëshe e Abu Dhabi, aty ku debutoi edhe piloti italian i Moto GP, Valentino Rossi.
Së bashku me të vëllanë Luca dhe mikun e tij Alessio Salucci, ata pilotuan makinën Ferrari 488 GTE të ekipit Kessel. Rossi me ekipin e tij u klasikuan në vendin e tretë, ndërkohë që në dy vendet e para u rendit makina Audi R8.
Vendi i parë për treshen Salikhov-Mies-Vanthoor dhe vendi i dytë për treshen Drudi-Sultanov-Foster.
“Jam shumë i kënaqur nga paraqitja dhe rezultati. U renditëm në vendin e tretë dhe kjo është një kënaqësi e jashtëzakonshme”, – tha Rossi, që ishte një lider i skuadrës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Valentino Rossi
“Doktori” shpalos dashurinë jashtë piste
Formula 1 & Moto GP