MENU
klinika

Formula 1 & Moto GP

Shkëmbim i bujshëm mes pilotëve

21.10.2019 - 11:32

Ka kohë që flitet për shkëmbim rolesh, secili ka shprehur dëshirën e tij për të ndërruar disiplinë në gara dhe duket se do të konkretizohet.

Leëis Hamilton është shumë pranë titullit kampion në Formula 1, por më pas ai pritet të pilotojë motorin Yamaha në Moto GP. Ndërsa Valentino Rossi do të pilotojë makinën Mercedes.

Një shkëmbim vendesh mes dy ikonave të garave të Moto GP dhe Formula 1, që pritet të organizohet në fund të sezonit. Vendi se ku do të zhvillohet kjo sdë ende nuk është konfirmuar.

“Kemi pak kohë që flasim për këtë gjë. Unë do të pilotoj makinën e Leëis dhe ai motorin tim. Shpresoj që t’ia dalim mbanë, pasi do të ishte diçka fantastike për mua të pilotoj sërish një makinë të Formula 1”, – tha Valentino Rossi.

Piloti italian i garave të motoçiklizmit, në të shkuarën, ka pilotuar disa herë makinën Ferrari. Leëis Hamilton është një pilot i apasionuar pas motorëve, ndaj ky shkëmbim vendesh do të ishte një bukuri e madhe për fansat e tyre.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN