MENU
klinika

Nga gjeneratorët te tendat

SHBA dhuron mbi 33 mijë dollarë pajisje për emergjenca

23.12.2019 - 14:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar sot të tjera ndihma për qytetarët shqiptarë, që u prekën rëndë nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton përmes një mesazhi në Facebook se SHBA iu ka dhuruar Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 33 mijë dollarë pajisjesh për raste emergjencash.

Ndër të tjera, SHBA ka sjellë në vendin tonë gjeneratorë, tenda, elementë ngrohjeje dhe pajisje të tjera.

“Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave. #ShBAQendronKrahShqipërisë”– thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.